Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Pukës ngre alarmi: Shoferë kujdes, po fryn suferinë

23 Shkurt 2019, 15:05 Nga DOSJA
Moti i keq/ Bashkia e Pukës ngre alarmi: Shoferë kujdes, po fryn

Mati i keq që ka përfshirë të gjithë vendin prej natës së mbrëmshme, me stuhi ere dhe dëbore ka shkaktuar një sërë problemesh. (Lexo këtu)

Çati të prishura, shtylla elektrike të rrëzuara, pemë të shkulura e makina të aksidentuar, janë disa nga problemet me të cilat është përballur Qarku i Lezhës.

Lidhur me këto vështirësi të hasura dhe rreziqe të shtuara, kanë reaguar edhe Bashkia e Lezhës dhe ajo e Pukës, të cilët kërkojnë nga qytetarët të kenë kujdes, për shkak të suferinës që ka përfshirë të gjithë qarkun.

“Bashkia Pukë ju apelon të gjithë përdoruesve të aksit rrugor Pukë-Shkodër të evitojnë sa është e mundur qarkullimin. Në Qafë Qelë erërat e forta janë një kërcënim serioz për të gjithë llojet e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve përgjatë këtij aksi të ulin shpejtësinë teksa lëvizin në këtë rrugë. Nëse konstatoni se era po lëviz mjetin tuaj ndalojeni atë menjëherë. Kujdesuni që xhamat e mjetit tuaj të jenë të mbyllur plotësisht dhe evitoni vendosjen e mallrave sipër kabinës. Për asnjë arsye mos ecni mbi 40 km/orë dhe shmangni çdo parakalim, pasi është mjaft e rrezikshme.
Ju faleminderit!”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Pukës.

Ndërkohë Bashkia e Lezhës shprehet se strukturat e saj të Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në dispozicion për të ardhur në ndihmë dhe nderhyrë në çdo situatë të mundshme të krijuar.

“NJOFTIM!
Të nderuar banorë të Lezhës!
Në këtë gjendje erërash të forta që po fryjnë në territorin e Lezhës, ju lutemi të shmangni levizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme, deri në normalizimin e situatës.
Bashkia Lezhë dhe strukturat e saj të Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në dispozicion për të ardhur në ndihmë dhe nderhyrë në çdo situatë të mundshme të krijuar.

Ju lutemi per çdo problem dhe vështirësi që mund të shfaqet, kontaktoni në numrat e mëposhëm:‭ 069 411 1055, 069 238 8648‬, ‭067 402 7000‬ me administratorët e njesive tuaja administrative si dhe me çdo punonjës të Bashkisë Lezhë.
Jemi pranë jush në çdo moment!”, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Lezhës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia puke erërat e forta moti i keq po fryn suferinë qarku leshë bashkia puke erërat e forta moti i keq po fryn suferinë qarku leshë

Sondazh

Poll