Aktualitet

Denoncimi/ Berisha: TEC gjigand në Korçë, ndërtohet interes të Greqisë

23 Shkurt 2019, 15:01 Nga DOSJA
Denoncimi/ Berisha: TEC gjigand në Korçë, ndërtohet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikur në rrjetet e tij sociale denoncimin për lejen e ndërtimit të një TEC-i të ri në qytetin e Korçës.

Sipas Berishës, një TEC aq i madh është i panevojshëm për Shqipërinë dhe se gjithçka që do të ndërtohet do të jetë në interes të Greqisë.

Në postimin e tij, Berisha ka bashkangjitur edhe atë të qytetarit, i cili e ka denoncuar TEC-in, leja për të cilin është dhënë më 14 shkurt të vitit 2018.

Pse ndërtimi i këtij TEC konsiderohet Investim Strategjik? A ka nevojë Shqipëria për 500 MË të tjera ?

Sipas strategjise se energjise 2030 nuk ka vend per TEC kaq te madh! Sot kemi nevoje per 7,577 Gëh nga të cilat prodhimi nga HEC-et e mëdhenj është 4,200 GËh dhe pjesa tjeter jepet nga HEC-et private dhe importohet një sasi që çdo vit po shkon drejt rënies.

A mban sistemi jonë energjetik të futen në rrjet sot 500 MW?

Sistemi elektroenergjetik nuk mund të përballojë një trafik të barabartë me 4,200 (500MW) në baza në vit. Kjo sepse megjithëse, kjo sasi mund të kalojë në Greqi, rregullat e ENETSO-E kërkojnë që duhet një sasi të barabartë energjië për të përballuar fluksin që mund të shkaktojë TEC-i.

Po cilat janë dëmet që shkaktohen në ekosistem?

Lumi i Devollit nuk ka prurje të mjaftueshme për të mbajtur një TEC. Llogaritet që 15 milion m3 ujë duhet të dalin çdo vit nga nëntoka dhe të kalojë për ftohjen e TEC dhe të dërdhet në Devoll me temperaturë 30°C(ose ne rezervuarin 2000 ha), sasi që do të shkatërronte faunën dhe florën e ujrave sipërfaqësore. Dëmi është edhe më i madh sepse sasia e nxehtësisë që vjen si rezultat i rendimentit, 40-60% e gazit që do të digjet do të shkojë në atmosferë dhe nuk bëhet fjalë më për dëborë.

Çfarë dyshohet se fshihet pas kësaj?

Nikolas Fridas, i ashtuquajtur konsulent i IFC kërkon që të lihen mbetjet mjedisore në Shqipëri dhe jo në tokën greke!

Postimi i Berishës:

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha tec-i në korçë sali berisha tec-i në korçë

Sondazh

Poll