Bota

Një ditë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit, Kurti mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Kreu i shtetit e konfirmoi lajmin në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme pas kthimit nga SHBA, ku së bashku me presidenten Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshjen e kompaninë MCC për energjinë.

31 Korrik 2022, 09:26 Nga d.a.
Një ditë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit, Kurti mbledh
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Sigurimit, e cila do të mbahet për të marrë të gjitha masat përsa i takon hyrjes në fuqi të vendimit për ndërrimin e targave të automjeteve serbe që hyjnë në Kosovë si dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen atyre para se të hyjnë në territorin e Kosovë.

Kreu i shtetit e konfirmoi lajmin në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme pas kthimit nga SHBA, ku së bashku me presidenten Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshjen e kompaninë MCC për energjinë.

“Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku do të diskutojmë me krerët e organeve dhe me disa ministra çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk iu pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës. Andaj, kjo mbledhje është organizuar për të shikuar nëse janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, deklaroi ai.

Mbledhja është parashikuar të mbahet në orët e mëngjesit por pa dhënë detaje, pasi mbledhjet e këtij organi, diskutimet dhe vendimet rrallë bëhen publike, pasi kështu e parashikon edhe ligji.

Kurti shtoi se ka njerëz që nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria Kosovës prandaj i duhen për të kuptuar nëse janë përgatitur mirë të gjitha institucionet.

E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë që ta sfidojnë shtetin e Kosovës andaj kjo mbledhje është për tu diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar, pra ashtu siç është planifikuar gjithnjë sipas shteti të së drejtës që është edhe sundimi i ligjit, edhe kushtetutshmëria”, tha Kurti.

Nga 1 gushti fillon regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve. Kjo pasi Qeveria e Kosovës më 29 qershor të këtij viti, ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. 

albin kurti mblidhet keshilli i sigurimit kosove reciprociteti i targave

Sondazh

Poll