Bota

Sulm me armë në SHBA/ 52-vjeçari qëllon për vdekje një të mitur, plagosen katër të tjerë

Emrat e viktimave apo të të dyshuarit nuk janë bërë të ditur nga autoritetet.

31 Korrik 2022, 09:15 Nga A.B
Sulm me armë në SHBA/ 52-vjeçari qëllon për vdekje
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Sulm me armë zjarri në Wisconsin. Një person ka ndërruar jetë ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 4. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pranë lumit Apple në Wisconsin, një vend i njohur që tërheq vizitorë nga i gjithë rajoni, shkruan 'Nytimes.com'.

I dyshuari, një burrë 52-vjeçar nga Minesota, u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestuar pasi një dëshmitar e identifikoi, tha Sherifi Scott Knudson nga Zyra e Sherifit të Qarkut.

Emrat e viktimave apo të të dyshuarit nuk janë bërë të ditur nga autoritetet. Viktima ishte një 17-vjeçar nga Minesota, i cili u shpall i vdekur pasi u dërgua në spital. Katër të plagosurit e tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

sulm me arme zjarri ne shba shba

Sondazh

Poll