Bota

Stuhia e fortë përmbyt kazinotë dhe hotelet në Las Vegas (VIDEO)

Një stuhi e fortë në Las Vegas ka shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë e saj janë përmbytur kazinotë e qytetit.

31 Korrik 2022, 07:43 Nga s.s
Stuhia e fortë përmbyt kazinotë dhe hotelet në Las Vegas
Përmbytje në kazinotë e Las Vegas

SHBA-  Aeroportet, parkingjet dhe i gjithë Las Vegasi, i cili strehon disa nga kazinotë dhe hotelet më të famshme në botë, u përmbytën të enjten mbrëma.

Sipas raportimeve nga "New York Post", hotelet dhe kazinotë përgjatë Bulevardit Jugor të Las Vegas, i njohur si The Strip, u prekën nga shirat dhe përmbytjet. Nga pamjet shihet se uji pikonte nga tavani në Planet Hollywood Las Vegas Resort & Casino, si dhe Sportsbook në Circa Resort & Casino.

Brenda një periudhe prej 60-90 minutash, nga erërat e forta janë shkulur disa pemë, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.

kazino las vegas shba stuhi

Sondazh

Poll