Bota

Vrasja e emigrantit në Itali, 'shpërthejnë' protestat, autori: Më falni!

Një emigrant nigerian në Itali ka humbur jetën. Shkaku i vdekjes së tij ishte nga një sulm që bëri një person ndaj tij. Autori i ngjarjes ka kërkuar falje për këtë ngjarje tragjike.

31 Korrik 2022, 09:19 Nga s.s
Vrasja e emigrantit në Itali, 'shpërthejnë' protestat,
Policia lokale ka publikuar pamjen e vendit të ngjarjes pas sulmit

ITALI- Vdekja e një emigranti Nigerian Alika Ogorchukwu që u sulmua në mes të ditës në Italinë qendrore ka ngjallur zemërim tek të gjithë. Sulmi ndaj nigerianit nga një person i quajtur Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo në qendër të qytetit Civitanova Marche u kap në video të premten.

Videoja është bërë virale ku shihet viktima i shtrirë në tokë dhe njerëzit të cilët rrinin rreth e rrotull tij pa ndërhyrë që ta ndihmonin. Videoja e sulmit ka tronditur komunitetin, ku shumë veta theksojnë "indiferencën" e dëshmitarëve. Sipas raportimit të policisë rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Viktima është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Gruaja e tij, Charity Oriachi, nuk mundi t'i përmbante lotët e saj teksa shpjegoi për mediat se si e kishte marrë vesh për vdekjen e tij dhe pamjet e trupit të tij të shtrirë në tokë, raporton BBC.

Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi. Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë. Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të krahut të majtë, tha se ajo që ndodhi ishte "tmerruese".

Nënjë postim në Twitter ai ka shkruar: "Egërsi e padëgjuar. Indiferencë e përhapur. Nuk mund të ketë justifikim”. Udhëheqësi i krahut të djathtë Matteo Salvini shprehu gjithashtu zemërim për vdekjen, duke thënë: "Siguria nuk ka ngjyrë dhe duhet të kthehet në një të drejtë".

Ndërsa autori i ngjarjes Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo të cituar nga avokatët tha: “I kërkoj falje familjes së viktimës”.

itali nigerian emigrantet nigerian ne itali vdekje

Sondazh

Poll