Bota

San Francisko shpall gjendje emergjente pas rritjes së rasteve me linë e majmunëve

Kryebashkiaku Eric Adams thotë se deri në 150 mijë banorë të qytetit mund të jenë në rrezik prej infeksionit dhe se autoritetet po punojnë për të marrë më shumë doza vaksinash.

31 Korrik 2022, 08:44 Nga s.s
San Francisko shpall gjendje emergjente pas rritjes së rasteve me linë
Lia e majmunëve

SHBA- Zyrtarët në qytetin e Nju Jorkut, San Francisko shpallën një emergjencë të shëndetit publik për shkak të përhapjes së virusit të lisë së majmunëve të shtunën, duke e quajtur qytetin "epiqendrën" e shpërthimit. Njoftimi nga kryetari i bashkisë, Eric Adams dhe komisioneri i shëndetësisë, Ashwin Vasan, tha se deri në 1590 mijë banorë të qytetit mund të jenë në rrezik prej infeksionit. Deklarata do t'i lejojë zyrtarët të lëshojnë urdhra urgjence sipas kodit shëndetësor të qytetit dhe të zbatojnë masa për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes, raporton npr.org.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë federalë për të siguruar më shumë doza vaksinash sapo të bëhen të disponueshme. Ky shpërthim duhet të përballet me urgjencë, veprim dhe burime, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel global, dhe kjo shpallje e një emergjence të shëndetit publik pasqyron seriozitetin e momentit”, thanë Adams dhe Vasan.

Në dy ditët e fundit, guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli një emergjencë shtetërore dhe departamenti i shëndetësisë shtetërore e quajti linë e majmunëve një "kërcënim të menjëhershëm për shëndetin publik". Deri më sot, ka pasur më shumë se 22 mijë raste të lisë së majmunëve të raportuara në gati 80 vende që nga maji, me rreth 75 vdekje të dyshuara në Afrikë, kryesisht në Nigeri dhe Kongo. Të premten, Brazili dhe Spanja raportuan vdekje të lidhura me linë e majmunëve, e para e raportuar jashtë Afrikës. Spanja raportoi një vdekje të dytë nga lija e majmunit të shtunën.

Nju Jorku kishte regjistruar 1,345 raste që nga e premtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kalifornia kishte vendin e dytë, me 799. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale më 23 korrik dhe kryetari i bashkisë së San Franciskos të enjten shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për numrin në rritje të rasteve. Virusi përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, si dhe nëpërmjet ndarjes së shtratit, peshqirëve dhe veshjeve. 

 

lia e majmunit

Sondazh

Poll