Bota

Sulmohet nga 15 qenë endacakë mjekja në Kosovë, pëson thyerje të dorës

Pas, sulmit ajo ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

31 Korrik 2022, 07:47 Nga A.B
Sulmohet nga 15 qenë endacakë mjekja në Kosovë, pëson
Spital Kosove

KOSOVË- Një mjeke e cila punon në Qendrë Klinike të Mjekësisë Familjare në Kosovë është sulmuar nga 15 qentë endacakë. Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, ditën e djeshme rreth orës 19:00.

Mjekët kanë deklaruar se pas sulmit nga qentë endacakë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

Pas, sulmit ajo ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qentë endacakë po sulmojnë mjekë. Në prill të këtij viti tre mjekë në Kosovë janë sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

mjekja sulmohet nga qente ne kosove kosove

Sondazh

Poll