Bota

Përfshihet nga flakët avioni me pasagjerë brenda në Britaninë e Madhe (VIDEO)

Një avion në aeroportin e Manchester ka marrë flakë për shkak se motorët e tij ishin nxehur shumë. Brenda avionit kishte edhe pasagjerë.

31 Korrik 2022, 08:57 Nga s.s
Përfshihet nga flakët avioni me pasagjerë brenda në
Avioni merr flakë në aeroportin Manchester, Britani

BRITANI- Një aeroplan (TUI) ka marrë flakë në aeroportin e Manchester, Britani e Madhe ku brenda saj kishte edhe pasagjerë.

Ekuipazhet kanë vrapuar në vendin e ngjarjes, pasi tymi filloi të dilte nga një prej motorëve të tij. Udhëtarët e tronditur shikonin nga sallonet e nisjes së Terminalit 2 teksa zjarrfikësit po shuanin flakët.

Dyshohet se motori i cili u përfshi nga flakët pësoi një defekt teknik në mbërritje pasi ishte nxehur tepër shumë. Sipas raportimit të linjës ajrore TUI, të gjithë pasagjerët kishin dalë jashtë dhe asnjë nga ekuipazhi nuk ishte në rrezik.

 

avion ne britani avion udhetar aeroport manchester britani e madhe

Sondazh

Poll