Bota

Raketa "rikthehet" në Tokë, mbetjet bien mbi oqeanin Indian dhe Paqësor (VIDEO)

Mbetjet e raketave kineze janë përplasur në Tokë mbi oqeanin Indian dhe Paqësor. Administrata Amerikane e Hapësirës konfirmoi se mbetjet e raketës rihynë në atmosferën e planetit pa prekur asnjë zonë të banueshme.

31 Korrik 2022, 08:21 Nga s.s
Raketa "rikthehet" në Tokë, mbetjet bien mbi oqeanin Indian
Raketa ngrihet nga Kina jugore më 24 korrik 2022

KINË- Mbetjet e raketave kineze janë përplasur në Tokë mbi oqeanin Indian dhe Paqësor, raportuan zyrtarët amerikanë dhe kinezë. Administrata Amerikane e Hapësirës konfirmoi se mbetjet e raketës rihynë në atmosferën e planetit, fatmirësisht pa prekur asnjë zonë të banueshme.

Parashikimet nga studimet e agjencisë hapësinore, të cilat kishin treguar se vendi ku pritej potencialisht të binin mbetje të veçanta, përfshinte zonën që fillon nga Afrika Perëndimore dhe arrin në Oqeanin Indian, rezultuan të vlefshme. Më parë ka pasur thirrje nga NASA që agjencia hapësinore kineze të projektojë raketa që të shpërbëhen në copa më të vogla pas rihyrjes, siç është norma ndërkombëtare. Ndërsa raketat e fundit që shkojnë në stacionin hapësinor të papërfunduar të Kinës, i njohur si Tiangong , nuk kanë aftësinë për një rihyrje të kontrolluar. Kina shpreson që Tiangong të përfundojë deri në fund të 2022, raporton BBC.

Raketa "rikthehet" në Tokë, mbetjet bien mbi oqeanin Indian
Raketa

Sipas raportimit nga BBC, bëhet fjalë për raketën Long March 5B (CZ-5B).  Fakti që raketa kineze u ul në Tokë është krejtësisht normale, pasi qëllimi nuk ishte udhëtimi në hapësirë, por nxitja e anijes kozmike që mban për të dalë nga atmosfera. EASA ka lëshuar një njoftim paraprak të përditësuar mbi zonat e mundshme ku mund të kenë rënë pjesë të raketës në Evropë. Bullgaria, Franca, Spanja, Malta, Italia dhe Portugalia ishin në listë, por për fat nuk ranë në asnjë nga këto zona të populluara evropiane.

kine raketa oqeani indian oqeani paqesor

Sondazh

Poll