Bota

Tmerr në ajër, avioni bën kthesën e papritur mbi oqeanin Atlantik: Çfarë ndodhi?

Një fluturim i kompanisë Delta Air Lines u detyrua të bënte një kthesë mbi Oqeanin Atlantik pasi pilotët zbuluan se kishte një problem me karburantin.

31 Korrik 2022, 07:19 Nga s.s
Tmerr në ajër, avioni bën kthesën e papritur mbi oqeanin
Delta Airlines

SHBA- Një avion i kompanisë Delta Airlines i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy Në Nju Jork, iu desh të bënte një kthesë mbi Oqeanin Atlantik për shkak të mungesës së karburantit gjatë udhëtimit nga SHBA-ja në Ganë. Përmes një videoje në Youtube një pasagjer ka treguar tmerrin që kanë përjetuar në momentin e ngjarjes.

Tmerr në ajër, avioni bën kthesën e papritur mbi oqeanin
Raporti i avionit

Sipas rapoteve, pasi avioni i Delta Airlines u ngrit pa problem, piloti kuptoi se kishin problem me karburantin kur ishte pak mbi Oqeanin Atlantik dhe bëri një kthesë. Ai u kthye në aeroportin John F. Kennedy. Një zëdhënës i Delta shpjegoi se avioni u ul në Nju Jork pa asnjë problem dhe se avioni u kthye në aeroport për shkak të një çekuilibri me karburantin gjatë fluturimit. Sipas Boeing, çekuilibri i karburantit shkaktohet nga sasia e pabarabartë e karburantit midis serbartorit të majtë dhe të djathtë të karburantit në krahët e avionit.

shba avion john f. kennedy delta airlines

Sondazh

Poll