Bota

“E ke fustanin të shkurtër”, gazetarja detyrohet të ndërrojë veshjen gjatë ekzekutimit të një të burgosuri

Një gazetare u detyrua të ndryshonte veshjen e saj teksa merrte pjesë në ekzekutimin e një të dënuari me vdekje në Alabama pasi zyrtarët e burgut thanë se fundi i saj ishte shumë i shkurtër.

31 Korrik 2022, 07:33 Nga s.s
“E ke fustanin të shkurtër”, gazetarja detyrohet të
Gazetarja Ivana Hrynkiw Shatara

SHBA- Gazetarja Ivana Hrynkië Shatara, u detyrua të ndryshonte veshjen e saj teksa merrte pjesë në ekzekutimin e një të dënuari me vdekje në Alabama, pasi zyrtarët e burgut thanë se fustani i saj ishte shumë i shkurtër. Ivana Hrynkiw Shatara deklaroi se asaj iu tha gjithashtu se këpucët e saj me majë të hapur ishin shumë të dukshme nga një anëtar i stafit në Departamentin e Korrigjimeve në Alabama. Sapo ajo ka mbërriturnë institucionin e mediave “William C Holman”, ajo është ndaluar duke iu thënë se veshja e saj shkelte kodin e veshjes së burgut. Ajo ishte prezentenë burgun e Alabamës më 28 korrik për të mbuluar ekzekutimin e Joe Nathan James, i dënuar me vdekje për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Faith Hall, 26-vjeç, në vitin 1994, raporton Sky News.

Në një deklaratë në Twitter, gazetarja ka shkruar: “Sonte, një përfaqësues i Departamentit të Korrektimeve në Alabama më tha publikisht se nuk mund ta shikoja ekzekutimin sepse fustani im ishte shumë i shkurtër. Unë u përpoqa të tërhiqja fustanin tim në ijët e mia për ta bërë më të gjatë, por më thanë se nuk ishte ende i përshtatshëm. Ndihesha e turpëruar që trupi dhe rrobat e mia më vinin në pyetje para një dhome me njerëz që kryesisht nuk i kisha takuar kurrë. U ula, u përpoqa të ndaloja skuqjen dhe bëra punën time. Ashtu siç shpeshherë gratë duhet ta bëjnë”.

Një gazetare tjetër, Kaitlyn Ross, iu përgjigj postimit në Twitter duke thënë se asaj gjithashtu i ishte mohuar qasja në një objekt qeveritar sepse veshja e saj u konsiderua si “shumë zbuluese”. “Është rraskapitëse të jesh femër. Ke bërë një punë të shkëlqyer në rrethana qesharake. Më vjen keq që ndodhi”, ka shkruar ajo. Ekzekutimi i Joe Nathan James me injeksion vdekjeprurës u ndal për tre orë për shkak të sasisë së kohës që u desh për të vendosur një linjë intravenoze. Vonesa u përshkrua si një kalim kohe “shumë i pazakontë dhe shumë shqetësues” nga kreu i Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në çështjet që lidhen me dënimin me vdekje. Ai u ekzekutua pavarësisht lutjeve të të afërmve të viktimës për t’i falur jetën. Ekzekutimi dërgon një “mesazh të pagabueshëm u dërgua se Alabama qëndron me viktimat e dhunës në familje”.

alabama shba

Sondazh

Poll