Sport

F1/ Surpriza në provat zyrtare të Hungarisë, Mercedes arrin 'pole-position' për herë të parë, Red Bull zhgënjen totalisht!

George Russell do e nisë i pari garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. Për pilotin e Mercedes ky ishte pole positioni i parë në karrierën e tij, duke lënë pas dy Ferrarit, Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

30 Korrik 2022, 17:35 Nga DOSJA

F1/ Surpriza në provat zyrtare të Hungarisë, Mercedes arrin

HUNGARI- George Russell do e nisë i pari garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. Për pilotin e Mercedes ky ishte pole positioni i parë në karrierën e tij, duke lënë pas dy Ferrarit, Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Duhet përmendur që nuk ishte një ditë e mirë për Red Bull, me Verstappen që do e nisë i 10-ti (për shkak të problemeve me motorin në xhiron e fundit dhe Perez i 11-ti. Në “top-10” u renditën edhe Ocon, Alonso, Hamilton, Bottas e Ricciardo.

Gjithsesi, provat e sotme zyrtare treguan se në garën e nesërme mund të ketë surpriza. Madje mund të ketë edhe reshje shiu, që mund ta bëjnë interesante garën.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1 mercedes

Sondazh

Poll