Sport

"Padyshim që do e shesin pas këtij gabimi", gafa e pabesueshme e Brojës tërbon ambjentin e Chelsea-t (Video)

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte në formacion në miqësoren e djeshme që skuadra e Chelsea-t zhvilloi ndaj Udineses. 45 minuta për 20-vjeçarin, por ajo që bëri përshtypje ishte një rast i shpërdoruar nga ana e tij.

30 Korrik 2022, 17:24 Nga DOSJA

"Padyshim që do e shesin pas këtij gabimi", gafa e

ANGLI- Sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte në formacion në miqësoren e djeshme që skuadra e Chelsea-t zhvilloi ndaj Udineses. 45 minuta për 20-vjeçarin, por ajo që bëri përshtypje ishte një rast i shpërdoruar nga ana e tij. Nuk ka qenë një nga momentet më të mira për yllin kuqezi. Pulisic ka dhënë një pasim të bukur në zonën e rreptësisë, por Broja ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.

Reagimi i disa tifozëve në rrjetet sociale ishte e rëndë. Një përdorues në Twitter nënvizoi: "Si e humbi këtë rast Armando Broja? Si tifoz i Chelsea-t, jam i shqetësuar". Një tjetër shkroi: “Broja patjetër do të shitet pas këtij gabimi”.

E ardhmja e Armando Brojës është akoma e paqartë. Përveç Real Madrid, për sulmuesin interesohen edhe disa klube të Premier League. Trajneri Tuchel duhet të marrë një vendim nëse do ta mbajë apo jo në ekip.

E.Ç (Dosja.al)

broja chelsea

Sondazh

Poll