Sport

Në Angli dhe Gjermani, ‘big’-ët zbresin në fushë, për trofeun e parë të sezonit…

Manchester City-Liverpool në “King Power Stadium” të Leicester (18:00) dhe Bayern Munich-Leipzig në “Red Bull Arena” të Leipzigut (20:30) do të përballen për Superkupat e vendeve të tyre

30 Korrik 2022, 12:32 Nga DOSJA

Në Angli dhe Gjermani, ‘big’-ët zbresin në

ANGLI - Fundi i muajit korrik sjell edhe rikthimin e ndeshjeve zyrtare të klubeve, të cilat në këtë sezon të ri 2022/2023, i starton kampionatet më shpejt se vitet e shkuara, kjo për shkak të botërorit të Katarit që zhvillohet në fund të këtij viti.

Anglia dhe Gjermania janë gati për të mësuar superkampionen e sezonit të kaluar. Liverpool dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Community Shield, ndryshe Superkupa e Anglisë. Përballja do të zhvillohet në “King Power Stadium” të Leicester Cityt, duke nisur prej orës 18:00. “The Reds” do të kërkojnë suksesin numër 16, teksa nuk e fitojnë këtë trofe prej vitit 2006.

City e ka fituar vetëm gjashtë herë këtë trofe, ndërkohë që triumfi i fundit u regjistrua në vitin 2019. Ekipi i Klopp do të tentojë hakmarrjen ndaj djemve të Guardiolës për humbjen e titullit kampion në javën e fundit.

Në Angli dhe Gjermani, ‘big’-ët zbresin në

Beteja për superkupën gjermane do të luhet gjithashtu mbërmjen e sotme mes kampionëve të Bayern Mynihut dhe Leipzigut, që fitoi Kupën e Gjermanisë. Dueli që  do të luhet në “Red Bull Arena” të Leipzigut, nis në orën 20:30.

Bayerni është skuadra rekordmene me 9 suksese, ndërsa ekipi i Tedescos nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe. Bavarezët luajnë për herë të parë pa Robert Lewandowskin dhe vendin e tij në majën e sulmit pritet ta marrë Gnabry, teksa pas tij vjen treshja Muller-Mane-Sane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll