Sport

Sir Alex Ferguson rikthehet te United, tani si këshilltar për “Djajtë e Kuq”…

ish-trajneri legjendar do të ketë një pozicion formal, duke këshilluar të gjitha fushat e klubit. Ai u tërhoq nga stoli në vitin 2013.

30 Korrik 2022, 13:32 Nga DOSJA

Sir Alex Ferguson rikthehet te United, tani si këshilltar për

ANGLI - Sir Alex Ferguson (80 vjeç) është kthyer. Pas nëntë vitesh nga largimi i tij prej pankinës së Manchester United, trajneri legjendar do të rikthehet në klub si këshilltar në të gjitha fushat. Një pozicion transversal me të cilin bordi i 'Djajve të Kuq' ka vlerësuar përvojën e tij të gjerë.

Kështu ka raportuar gazeta angleze ‘Daily Mail’, e cila siguron se drejtori ekzekutiv i klubit, Richard Arnold, i është drejtuar Fergusonit me ftesën për të punuar si këshilltar. Por ai nuk do të jetë i vetmi anëtar emblematik i "thank-thank" apo laboratorit të ideve, që te United ka lindur.

Mes drejtorëve të rinj të 'Djajve të Kuq' do të jetë edhe ish-administratori, David Gill,  ish-kapiteni Brian Robson dhe drejtori aktual i fushës së futbollit, John Murtough. Të gjithë ata do të tentojnë të ridrejtojnë strategjinë e klubit, e cila vitet e fundit ka pësuar krizë identiteti, përveç serisë së humbjeve në sport.

Ishte pikërisht largimi i Fergusonit, koha që United filloi të bjerë dhe që atëherë, ata nuk e kanë ngritur trofetë e Premier Ligën apo të Champions League. Nëntë sezone të shënuara nga zhgënjime, ku përjashtim bën vetëm Europa League e fituar nën drejtimin e José Mourinhos.

Ndaj nuk është për t'u habitur që të hënën e kaluar Ferguson u fotografua duke hyrë në qytetin sportiv të Carrington, ditën kur Cristiano u kthye në stërvitje me United, me të ardhmen e tij ende në krijim. Madje, gazeta britanike ka mundur të konfirmojë se Sir Alex Ferguson ka pasur një takim me të gjithë anëtarët e ekipit të parë, përfshirë edhe vetë Cristianon dhe se atmosfera ka qenë shumë e relaksuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll