Sport

Gjermanët fanatikë: Edhe pse Bayern ka dominuar për 10 vjet, Bundesliga nuk do të ndryshojë format: nuk ka “play-off”!

“Ne duhet të sigurohemi që të forcojmë konkurrencën dhe jo të dobësojmë ekipin kampion. Sigurisht që do të dëshironim të kishim më shumë konkurrencë, por nuk po mendojmë për “play-off”-in”,- tha drejtori i marketingut të Bundesligës, Peer Naubert

30 Korrik 2022, 16:03 Nga DOSJA

Gjermanët fanatikë: Edhe pse Bayern ka dominuar për 10 vjet,

GJERMANI - Nuk do të ketë “play-off”, do të vazhdojë me formulën tradicionale. Në futbollin gjerman, i cili, si të gjithë në Gjermani, kërkesa për ndryshimin e formatit të Bundesligës po rritet, sepse ndoshta do të ishte e vetmja mënyrë për të ndërprerë dominimin e Bayern Munichut, kampion kombëtar më 2022 për të dhjetin vit radhazi. 

Në praktikë, ideja ishte që të prezantoheshin “play-off”-et në fund të sezonit të rregullt, por, në ditën e fundit të Superkupës mes Bayern dhe Leipzig (ata përballen sonte me njëri-tjetrin), drejtori i marketingut në Bundesligë, Peer Naubert, garanton se kampionati do të mbetet ashtu siç është. 

“Ne duhet të sigurohemi që të forcojmë konkurrencën,- tha ai, - dhe jo të dobësojmë ekipin kampion. Sigurisht që do të dëshironim të kishim më shumë konkurrencë, por nuk po mendojmë për “play-off”-in, është diçka që nuk e kemi marrë parasysh. Dhe, gjithsesi, para se të marrim një vendim të tillë, duhet të dëgjojmë lojtarët.

Gjermanët fanatikë: Edhe pse Bayern ka dominuar për 10 vjet,
Peer Naubert, drejtori i marketingut në Bundesligë

Futbolli ka romantizmin e tij, - tha Naubert, - dhe nëse një klub dominon në ligë, ne duhet të krijojmë kushte që edhe të tjerët të mund të konkurrojnë. Për shembull, ajo që Leipzig ka ndërtuar vitet e fundit është e pabesueshme dhe është një sfidë e madhe të ndeshesh kundër një klubi dominues si Bayerni.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll