Sport

Drama e Haller, kanceri rezulton më i keq për yllin e Dortmund! Lojtari do të mungojë për shumë muaj

Borussia Dormund bëri të ditur lajmin që askush nuk donte ta mësonte. Sulmuesi Sebastien Haller u diagnostikua me kancer në testikuj e për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohet kimioterapisë

30 Korrik 2022, 16:55 Nga DOSJA

Drama e Haller, kanceri rezulton më i keq për yllin e Dortmund!

GJERMANI- Borussia Dormund bëri të ditur lajmin që askush nuk donte ta mësonte. Sulmuesi Sebastien Haller u diagnostikua me kancer në testikuj e për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohet kimioterapisë, çka do të thotë se për aq kohë sa të zgjasë trajtimi i specializuar, nuk mund të stërvitet dhe të luajë futboll.

"Sebastien Haller do të mungojë për disa muaj", thuhej në një njoftim të klubit gjerman. "Rezultatet kanë zbuluar një tumor malinj testikular. Prandaj Haller duhet t’i nënshtrohet kimioterapisë”. Rezultatet e analizave të thelluara mjekësore treguan se tumori në testikuj është malinj, ndaj është e pashmangshme ndërhyrja edhe me kimioterapi.

E.Ç (Dosja.al)

haller borussia dortmund

Sondazh

Poll