Sport

PSG-ja në rrjetën e ‘Fair-play' të ri financiar të UEFA-s, pak hapësira për sheikët...

“Nga kjo verë fillon një cikël i ri trevjeçar i studimeve dhe auditimeve të llogarive për të gjitha klubet europiane. Askush nuk mund të kalojë 60 milionë euro humbje nga periudha e mëparshme”

30 Korrik 2022, 16:26 Nga DOSJA

PSG-ja në rrjetën e ‘Fair-play' të ri financiar

FRANCE - Pse Paris Saint-Germain e ka më të vështirë të mbyllë disa marrëveshje, se zakonisht? Negociatat me Interin për Milan Skriniar dhe me Lillën për Renato Sanches, për shembull, pësuan ngadalësime të papritura. Siç shpjegon ‘L'Equipe’, "faji" do t'i atribuohej Fair-play-it të ri financiar të UEFA-s, i cili do të kufizonte ambiciet e veprimit të Luis Campos, të cilit klubi i dorëzoi vetëm një buxhet prej 80 milionë euro për merkato. 

Kështu, midis pagave faraonike dhe blerjeve të bëra tashmë (Vitinha, Ekitike, Mukiele dhe shpërblimi për Nuno Mendes), kampionët e Parisit e gjejnë tani veten, duke u përballur me një ngushtësi financiare, pothuajse të panjohur më parë.

Fair-play-i i ri financiar? Nga kjo verë fillon një cikël i ri trevjeçar i studimeve dhe auditimeve të llogarive për të gjitha klubet europiane. Askush nuk mund të kalojë 60 milionë euro humbje nga periudha e mëparshme dhe rregulloret parashikojnë gjithashtu që shpenzimet për tarifat dhe pagat e agjentëve nuk duhet të kalojnë 70% të të ardhurave të klubit. Një kufizim, ky i fundit, që shpjegon mirë vështirësitë në përcaktimin e disa negociatave të klubit të PSG-së së sheikëve të Katarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll