Sport

Koret pro Putinit, presidenti i Fenerbahces i ashpër: Falje ukrainasve? Harrojeni! Të na kërkojnë ata neve…

Ndeshja e kthimit mes Fenerbahces dhe Dynamos së Kievit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League, përjetoi momente tensioni.

30 Korrik 2022, 17:16 Nga DOSJA

Koret pro Putinit, presidenti i Fenerbahces i ashpër: Falje ukrainasve?

TURQI- Ndeshja e kthimit mes Fenerbahces dhe Dynamos së Kievit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League, përjetoi momente tensioni. Teksa në fushë të dy skuadrat ishin në garë për kualifikimin në raundin tjetër, në tribunën Sukru Saracoglu në Stamboll, tifozët e skuadrës turke filluan të brohorasin emrin e Vladimir Putinin me brohoritje gjatë ndeshjes.

Goli i momentit 0-1, i firmosur nga Vitaliy Buyalskyi, ngjalli zemërimin e tifozëve të Fenerbahces, të cilët pas festës së futbollistit të Dinamo Kievit iu kundërpërgjigjën duke brohoritur për disa minuta emrin e Vladimir Putin.Një pjesë e stadiumit zgjodhi të shkëputej hapur, duke u solidarizuar me Ukrainën, por ky gjest nuk i pëlqeu aspak klubit ukrainas. Trajneri Mircea Lucescu nuk pranoi të dalë në konferencën për shtyp pas ndeshjes në shenjë proteste.

Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij me një postim në Tëitter të postuar në profilin e tij: "Futbolli është një lojë e ndershme, Dinamo e Kievit ka qenë më e fortë. Është shumë e trishtueshme të dëgjosh nga tifozët e Fenerbahces fjalë që mbështesin vrasësin dhe sulmuesin që po bombardon vendin tonë. I jam mirënjohës popullit mik turk për mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Por klubi duhet të kërkojë falje." Menjëherë pas deklaratës ka reaguar presidenti i klubit turk, Ali Koç. Ky i fundit u shpreh i prerë dhe i palëkundur ndaj një kërkese të tillë. "Ne nuk kemi ndërmend t’i kërkojmë falje Ukrainës. Ata duhet të na kërkojnë falje për deklaratat e pafundme të ambasadorit ukrainas. Është fyerje për Fenerbahcen që ju pretendoni të kërkojmë falje", deklaroi Koç.

E.Ç (Dosja.al)

ali koc fenerbahce

Sondazh

Poll