Sport

E DHIMBSHME! Drama e një çiklisteje paraolimpike që fitoi vendin e tretë, por nuk i dhanë medaljen e bronzit!...

Çiklistja paraolimpike Sophie Unwin ishte e treta në Lojërat e Commonwealth, por mbetet pa medalje, pasi vetëm katër ekipe kanë konkurruar

30 Korrik 2022, 12:57 Nga DOSJA

E DHIMBSHME! Drama e një çiklisteje paraolimpike që fitoi

Sophie Unwin dhe Georgia Holt të përlotura, me nga një medalje bronzi të marrë borxh

ANGLI - Birmingham pret një edicion të ri të Lojërave të Commonwealth, një ngjarje shumë-sportive që bashkon 5000 atletë që përfaqësojnë 72 kombe dhe territore, shumica prej tyre ish-koloni britanike. Programi sportiv përfshin teste paraolimpike. 

Në njërën prej tyre, çiklistja Sophie Unwin, fituese e dyfishtë medaljesh në Lojëra, mund të shihet e mbytur në lotë, kur mbeti pa medaljen e bronztë që kishte fituar në velodrom. Unwin, e cila është me shikim të dëmtuar, konkurroi në sprintin B për femra. Së bashku me piloten e saj, Georgia Holt, ato mposhtën dyshen skoceze (Libby Clegg dhe pilotin Holl Jenny) në garën që zyrtarisht iu dha mundësinë e zënies së vendin e tretë në podium. 

Me gëzimin se ishin fituese të medaljes, Unwin dhe Holt, të cilat ishin edhe kampione bote në vitin 2021, shkurtuan edhe intervistat për mediat për të shkuar në podium. Mirëpo rrugës për në ceremoninë e medaljeve, ato u befasuan kur u thane, se nuk do të kishte medalje bronzi për to.

E DHIMBSHME! Drama e një çiklisteje paraolimpike që fitoi

Për këtë garë u regjistruan pesë skuadra, por në fund vetëm katër startuan. Me këtë numër pjesëmarrësish, rregullorja përcaktonte se për fituesit do të jepej vetëm medalja e arit dhe argjendit. Më parë, askush nga organizatorët, nuk ia kishte treguar këtë gjë Unwin dhe Holt, edhe pse në faqen e Lojërave, është e shkruar, se dueli midis Unwin dhe Holt dhe Clegg dhe Jenny ishte një garë për medalje bronzi.

Kështu, mes lotësh, të dyja sportistet qëndruan jashtë pista, pikërisht pas podiumit. Ndërsa Jessica Gallagher e Australisë (me Ward Caitlin si pilot) mori ar dhe Aileen McGlynn e Skocisë (me Stone si partner), argjend; Unwin dhe Holt qëndruan në sfond me flamurin anglez të ngritur, por pa medalje.

E DHIMBSHME! Drama e një çiklisteje paraolimpike që fitoi

Pas ceremonisë, ato u ngjitën vetë në podium me dy medalje bronzi të huazuara nga sportistë të tjerë dhe u fotografuan me to. Delegacioni anglez theksoi se ky vendim i organizatorëve binte ndesh me objektivin për të arritur një përfshirje sa më të madhe në këto Lojëra të sportistëve me aftësi ndryshe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll