Sport

E VEÇANTË! Tifozi i Evertonit, që ndihmoi refugjatët ukrainas në kufi, ‘shpërblehet’ me një penallti ndaj Dynamo Kyiv…

Paul Stratton iu kërkua të ekzekutonte një penallti në mes të një miqësore kundër Dynamo Kyiv të premten. Një mënyrë falenderimi nga të dy klubet, për angazhimin e tij në kufirin ukrainas për të ndihmuar refugjatët.

30 Korrik 2022, 11:56 Nga DOSJA

E VEÇANTË! Tifozi i Evertonit, që ndihmoi refugjatët

ANGLI - Angazhimi humanitar i Paul Stratton, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës u përshëndet dhe më pas u falënderua në një mënyrë shumë britanike të premten. Ky tifoz i Evertonit dhe ish-oficer policie, u ftua nga klubi i tij për të luajtur disa sekonda gjatë një ndeshjeje miqësore kundër ekipit ukrainas Dynamo Kyiv (3-0).

Rezultati ishte 3-0 në favor të ‘Toffees’ kur Stratton hyri në fushë, pas një përqafimi me Frank Lampard dhe nën ovacionet e 40.000 shikuesve të pranishëm në ‘Goodison Park’, për të ekzekutuar një penallti. 

Më pas ai festoi golin e tij me tifozët dhe lojtarët. Në mars, Stratton dhe vëllai i tij kishin udhëtuar me makinë në drejtim të qytetin polak të Przemysl, afër kufirit me Ukrainën, për të siguruar ushqim për refugjatët që kishin arritur të iknin nga lufta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll