Sport

Xavi ia thotë 'copë' Gerard Piques, se "zgjidhja më e mirë për të, do të ishte largimi", pas ardhjes së Kounde te Barça…

Trajneri i Barcelonës, ia ka thënë 35-vjeçarit se për të nuk ka vend në skuadër, kështu do të ishte mirë të largohej nga klubi, raportojnë mediat spanjole.

30 Korrik 2022, 07:53 Nga DOSJA

Xavi ia thotë 'copë' Gerard Piques, se "zgjidhja

SPANJE - Sipas ‘Sport’, Xavi i tha ish-bashkëlojtarit të tij se "zgjidhja më e mirë" për të gjithë do të ishte nëse ai do të largohej nga klubi këtë verë. Është raportuar gjithashtu, se ardhja e Kounde nga Sevilla shënon "dënimin" e Pique, që përfundimisht do ta shihte atë të largohej nga ‘Nou Camp’.

Gjigantët e La Liga-s e rrëmbyen qendërmbrojtësin shumë të vlerësuar nga Chelsea, në një marrëveshje me vlerë deri në 46 milionë funte nga Sevilla. Ardhja e francezit ka bërë që, Pique të bjerë edhe më poshtë, ai tani është i pesti në radhë si qendërmbrojtës.

Xavi ia thotë 'copë' Gerard Piques, se "zgjidhja

Ish-lojtari i kombëtares spanjole është pas Kounde, Andreas Christensen, Ronald Araujo dhe Eric Garcia. Megjithatë, 35-vjeçari është i bindur se ka atë që duhet për të zgjatur qëndrimin e tij 14-vjeçar te Barcelona.

Në fakt, ish-kapiteni qendërmbrojtës thuhet se sfidoi edhe presidentin e klubit Joan Laporta, përpara ardhjes së Kounde. Pique thuhet se i ka thënë Laportës: “Unë do të jem titullari. Nëse guxoni, sillni qendërmbrojtësin më të mirë në botë, ai do të jetë zëvendësues”.

Xavi ia thotë 'copë' Gerard Piques, se "zgjidhja

Sakaq Xavi thuhet se po planifikon të çiftëzojë Araujo dhe Kounde, si qendërmbrojtës në këtë sezon që vjen. Ka gjithashtu spekulime se ai mund të përdorë një treshe mbrojtëse në rreshtimin 3-4-3 ose 3-5-2. Por Pique ende do të luftojë për të hyrë në formacion, paçka se ish-shoku i tij skuadrës preferon Christensen dhe Garcia.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll