Sport

Chelsea e mbyll përgatitjen në Itali, me një fitore ndaj Udineses…

Pas një turneu të vështirë amerikan, ‘blutë’ e Londrës u qetësua të premten në mbrëmje kundër Udineses (3-1). I munguar në Shtetet e Bashkuara, Kanté shënoi golin e parë për blutë, ndërkohë që edhe Sterling shënoi.

30 Korrik 2022, 07:44 Nga DOSJA

Chelsea e mbyll përgatitjen në Itali, me një fitore ndaj

ANGLI - Chelsea e përfundoi përgatitjen e saj me buzëqeshje. Pas dy humbjeve radhazi kundër Charlotte (1-1, 5-3 (p) dhe Arsenal (4-0), të paraprira nga një fitore kundër Club America (2-1) në SHBA, ‘blutë’ e Londrës mundën 3-1 Udinesen të premten në mbrëmje në ‘Dacia Arena’, ndeshja e tyre e fundit përgatitore.

I munguar nga turneu në Shtetet e Bashkuara për shkak të vaksimimit jo të plotë, N'Golo Kanté u kthye në ekip dhe shënoi të golin e parë të ndeshjes në minutën e 20-të. Një tjetër gol nga Raheem Sterling, i cili shënoi me ngjyrat e tij të reja në minutën e 37-të. 

Ish-lojtari i Barcelonës, Gerard Deulofeu (42’), ngushtoi diferencën pak para pushimit dhe më pas Mason Mount (90’) shënoi golin e tretë për ‘blutë’ në momentet e fundit të ndeshjes. Chelsea e nisin fushatën në Premier League, më 6 gusht kundër Evertonit në ‘Goodison Park’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll