Aktualitet

Zjarr masiv në Mimias të Beratit, rrezikohen banesat dhe shtylla e tensionit të lartë

Zjarri ndodhet shumë pranë shtyllës të tensionit të lartë si dhe disa banesave duke vënë në alarm dhe ekipet e emergjencave.

29 Korrik 2022, 14:41 Nga e.k
Zjarr masiv në Mimias të Beratit, rrezikohen banesat dhe shtylla e
Pamje nga vatra e zjarrit

BERAT- Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrën e fshatit Mimias në periferi të Bashkisë së Berat. Zjarri ka filluar nëpër shkurret dhe ferrat dhe më pas, i favorizuar nga era ka vijuar në plantacionin e drurëve frutor. Zjarri ndodhet shumë pranë shtyllës të tensionit të lartë si dhe disa banesave duke vënë në alarm dhe ekipet e emergjencave.

Raportohet se forcat zjarrfikëse po përpiqen për ta vënë në izolim që flakët mos të depërtojnë në lagjen e banuar. Mësohet se zjarri deri në këto momente ka vijuar në plantacionin me vreshta, pavarsisht ndërhyrjeve. Terreni i vështirë ka penguar ekipet e zjarrfikseve për të ndërhyrë në kohë ndërkohë që zjarri i favorizuar dhe nga era po përhapet me shpejtësi. 

zjarret ne vend berat

Sondazh

Poll