Aktualitet

Zjarr në një banesë në Dajt, 8 vjeçarja dërgohet në spital

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

29 Korrik 2022, 13:57 Nga A.B
Zjarr në një banesë në Dajt, 8 vjeçarja dërgohet
Ambulance

TIRANË- Një 8-vjeçare është dërguar në spital pasi ka marrë lëndime nga zjarri që nisi në banesën e saj. Policia informon se e mitura u lëndua nga zjarri që nisi sot në orën 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne dajt zjarr

Sondazh

Poll