Aktualitet

U filmua duke dhënë para në këmbim të votës, SPAK kërkon 1 vit burg për Etjon Jokën

Prokuroria kërkoi dhe 1 vit edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë parat nga Joka.

29 Korrik 2022, 14:04 Nga A.B
U filmua duke dhënë para në këmbim të votës, SPAK
Etion Joka

TIRANË- Prokuroria e posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputet të LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shtitblerjes së votave.

Prokuroria kërkoi dhe 1 vit edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë parat nga Joka. Ndërkohë vet ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qënë e stisur nga kundërshtaret e tij politik si Alqi Bllako.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtaret e Jokës në zgjedhje. I pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

Etjon Joku u bë pjesë e një videoje ku i jepte 100 dollarë një qytetari që deklaroi se ishte vendosur që të grumbullonte vota për LSI. Video u publikua nga “Fiks Fare”, dhe në ato pamje, Joka bisedonte me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Pas publikimit të videos, policia rendi për të bërë arrestimin e tij, por ai u arratis dhe policia nuk e gjeti në banesë.

etjon joka

Sondazh

Poll