Aktualitet

Shtyhet procesi ndaj anëtares së KPK, avokati: Çështja duhet të shkojë për gjykim

Avokati i saj u shpreh para gazetarëve se çështja ndaj Çiftes duhet të ishte gjykuar menjëherë.

29 Korrik 2022, 14:12 Nga A.B
Shtyhet procesi ndaj anëtares së KPK, avokati: Çështja
Avokati

TIRANË-Procesi gjyqësor ndaj Etleda Çiftjas, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në GJKKO është shtyrë për në datën 12 shtator. Pretenca u shty ditën e sotme për shkak të mungesës së prokurores.

Avokati i saj u shpreh para gazetarëve se çështja ndaj Çiftes duhet të ishte gjykuar menjëherë. Këtë veprim, avokati i Etleda Çiftes e quajti të qëllimshëm pasi tha se:

“Bindja ime personale që prokuroria që në fillim e di mirë që s’ka fajësi, ne thjesht presim të bindim e gjykatën për këtë. Në bindjen time, duke lexuar materialet e prokurorisë, prokuroria është shumë e bindur për pafajësi. Në seancën e kaluar prokurorja kërkoi që pretendimet e saj të shpreheshin në muajin shtator ndërkohë që pretendimet e saj përfundimtare mund të jepeshin që në atë seancë. Sot ka sjellë kërkesë që kërkon shtyrje të seancës gjyqësore ndërkohë që ra dakord që seanca të mbahej në datën 29. Jep argument se po kryen hetime për një tjetër çështje penale. Mund t’i kishte marrë parasysh”, tha avokati.

Sipas veprimeve hetimore të kryera nga SPAK, ka rezultuar se në Korrik 2017, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, plotëson deklaratën fillestare të pasurisë. Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se është në pronësi të një aseti tokë arë, me sipërfaqe 3440 m2 në Qerret të Kavajës, blerë në 10 Korrik 2006, me vlerë 50 mijë euro. Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. 

etleda ciftja

Sondazh

Poll