Aktualitet

Mot i nxehtë dhe me surpriza, si do jetë fundjava, 3 qytetet që do përjetojnë pikun e vapës

Ndryshe do të jetë në zonat veri-verilindore (Bajram Curri, Kukës dhe Has), të cilat do të jenë me rrebeshe shiu. Shpejtësia e erës do të jetë problematike në bregdetin e Joint, ku do të ketë një det me dallgë.

29 Korrik 2022, 14:27 Nga e.k
Mot i nxehtë dhe me surpriza, si do jetë fundjava, 3 qytetet që
Foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë ashtu si dhe Europa po përballet me valën e të nxehtit afrikan që ka shkaktuar një rritje temperaturash të cilat shënoin vlerën e 42 gradëve celcius. Edhe këtë fundjave ashtu si fundjava që lamë pas moti do jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta deri në vlerën e 39 gradë celcius. 

Termometri do të shënojë pikun në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Sipas meteorologes, Lajda Porja bregdeti do të jetë më i freskët, me temperatura 34-35 gradë.

Ndryshe do të jetë në zonat veri-verilindore (Bajram Curri, Kukës dhe Has), të cilat do të jenë me rrebeshe shiu. Shpejtësia e erës do të jetë problematike në bregdetin e Joint, ku do të ketë një det me dallgë.

Temeraturat e larta kanë krijuar shumë probleme në vend, zjarret masive janë përhapur thuajse në gjithë vendin ndërkohë sipas mjekëve të Urgjencës Kombëtare janë shtuar rastet e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të probleme me tensionin dhe zemren si dhe janë shtuar rastet e pacientëve që kërkojnë ndihmë për shkak se pësojnë gjendje të fikëti. Probleme ka pasur dhe tek fëmijët ku rastet e paraqitura në Urgjencë janë rritur.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll