Aktualitet

Zaptuan vijën bregdetare, procedohen penalisht 4 persona në Himarë

Këta kishin vendosur çadra dhe shezlonge pa leje dhe për këtë arsye nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

29 Korrik 2022, 12:02 Nga I.A
Zaptuan vijën bregdetare, procedohen penalisht 4 persona në
Foto Ilustruese

HIMARË- Katër administratorë të subjekteve janë proceduar penalisht në Himarë, pasi kishin zaptuar vijen bregdetare të Himarës. Këta kishin vendosur çadra dhe shezlonge pa leje dhe për këtë arsye nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Gjatë aksionit të Policisë, u sekusetuan gjithashtu 130 çadra dhe shezlongët përkatës.

Njoftimi i Policisë:

Gjipe, Himarë Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë. Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 130 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:

M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

policia e himares

Sondazh

Poll