Aktualitet

Tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Në njoftim bëhet me dije se i riu i ka ofruar policisë një shumë parash për shmangien e masave administrative për shkeljen e kryer në rrugë gjatë drejtimit të mjetit.

29 Korrik 2022, 14:12 Nga I.A
Tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 30-vjeçari
Policia

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka tentuar të korruptojë policinë. Në njoftim bëhet me dije se i riu i ka ofruar policisë një shumë parash për shmangien e masave administrative për shkeljen e kryer në rrugë gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të tentativës për mitëdhënie, me qëllim shmangien e masës administrative. Shkon në 101 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. G., 30 vjeç, i cili me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljen e kryer (kalim të menjëhershëm në korsinë e ngadalësimit, pa sinjalizim), i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

policia e tiranes

Sondazh

Poll