Sport

Dështoi në Europë, nuk ka problem për Tiranën, klubi bardheblu mbush arkën! Zbulohet shuma e fituar

Tirana nuk arriti dot të bënte diçka në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë nuk kaluan asnjë kundërshtar duke u eleminuar në raundin e parë të Champions League ndaj Dudelange, e po ashtu ndaj Zrinjskit në Conference League.

29 Korrik 2022, 14:13 Nga DOSJA

Dështoi në Europë, nuk ka problem për Tiranën, klubi

TIRANË- Tirana nuk arriti dot të bënte diçka në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë nuk kaluan asnjë kundërshtar duke u eleminuar në raundin e parë të Champions League ndaj Dudelange, e po ashtu ndaj Zrinjskit në Conference League. Eleminime që nuk është se përbëjnë problem për bardheblutë duke parë që financat e klubit janë fryrë në kompeticionet europiane.
Në llogarinë bankare të bardhebluve do të transferohen 810 mijë euro nga UEFA. Një shifër e majme kjo për Tiranën, që përfitohet pa qenë nevoja të fitohet asnjë ndeshje e vetme.

260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të jenë pjesëmarrëse në grupet e kompeticioneve të saj, ndërsa 350 mijë euro ofrohen si bonus eliminimi.

Sakaq, Tirana do të marrë edhe 200 mijë euro të tjera, ku 100 mijë euro jepen për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Champions League dhe 100 mijë të tjera për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Conf.League

E.Ç (Dosja.al)

tirana uefa champions league financat e tiranes

Sondazh

Poll