Sport

VIDEO/ Lara Kolturi, skiatorja italiane e natyralizuar si shqiptare, shkëlqen në Kili…

Vetëm 16 vjeç, ajo arrin të triumfojë në garën e saj të parë për Shqipërinë në slallomin gjigand. Lara ka bërë një garë të jashtëzakonshme, duke lënë pas çdo kundërshtare me më shumë se 6 sekonda.

29 Korrik 2022, 12:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Lara Kolturi, skiatorja italiane e natyralizuar si shqiptare,

TIRANE - Nga Kili i largët vinë rezultate të jashtëzakonshme për ngjyrat kuqezi të sportit të skive, ku po zhvillohet një nga kampionatet ndërkombëtare FIS.

VIDEO/ Lara Kolturi, skiatorja italiane e natyralizuar si shqiptare,

Skiatorja me origjinë italiane, e natyralizuar si shqiptare, Lara Kolturi, vetëm 16 vjeç, arrin të triumfojë në garën e saj të parë për Shqipërinë në slallomin gjigand. Ajo ka bërë një garë të jashtëzakonshme, duke lënë pas çdo kundërshtare me më shumë se 6 sekonda. 

VIDEO/ Lara Kolturi, skiatorja italiane e natyralizuar si shqiptare,

Lara është natyralizuar si shqiptare vetëm pak muaj më parë dhe është vajza e ish-medalistes olimpike italiane, Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqipare të Skive. Për t’u theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikësh, i cili është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.

VIDEO/ Lara Kolturi, skiatorja italiane e natyralizuar si shqiptare,

Lara, bashkë me stafin e saj do të qëndrojnë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit, ku do të zhvillojë më shumë se 10 gara për të vazhduar më pas stërvitjen në Itali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll