Sport

Guardiola vendos piketat: "Ne nuk do të ndryshojmë lojën për hir të Haaland"...

Trajneri katalanas u shpreh se skuadrës do t'i mungojnë Sterlingu, Gabriel Jesus dhe Zinchenko, për të cilët foli me konsideratë. Ai u shpreh, se “ka ndjenja të mira”, për norvegjezin, Julián Álvarez dhe Kalvin Phillips.

29 Korrik 2022, 07:51 Nga DOSJA

Guardiola vendos piketat: "Ne nuk do të ndryshojmë lojën

ANGLI - Pep Guardiola dhe Mançester Siti i tij janë pak orë larg ndeshjes së titullit të parë të sezonit, Community Shield, kundër Liverpoolit (të shtunën ora 18:00). Erling Haaland do të jetë në këtë ndeshje, duke dashur të dëshmojë suksesin e transferimit të tij. 

Pikërisht për të foli edhe trajneri katalanas, i cili nuk kishte asnjë dyshim, teksa e bëri të qartë, se "ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne do t'i përshtatim këta lojtarë. Duam që Haaland, Álavarez dhe Phillips, të na japin versionin e tyre më të mire, ndjenjat e para janë vërtet të mira". 

Ata që nuk do të jenë në këtë takim do të jenë Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko. Guardiola ka shfrytëzuar rastin për të sqaruar largimet e tyre, duke shpjeguar se "ka vendime klubesh dhe lojtarësh. Që në ditën e parë kam thënë se njerëzit duhet të jenë aty ku duan të jenë". 

“Gjithçka që mund të them për Raheem, Gabriel dhe Oleksandr, është se ajo që kemi bërë këtë sezon, pa ta nuk do të ishte e mundur”,- këmbënguli Pep, duke u bërë edhe nga një portretizim individual secilit prej tyre. 

Ai foli edhe për ata që janë aty, konkretisht për Kevin de Bruyne, lojtarin e tij kryesor. "Unë do të thoja se ndoshta ai është më i miri në botë. Jam shumë i lumtur dhe ai është lojtari i fundit që është ende këtu që kur kam ardhur. Sidomos këtë vit ai shënoi shumë gola, jo vetëm asistime. Në momente të rëndësishme, veçanërisht në Premier League, ai ishte një lojtar kyç. Ai është më i pjekur dhe e kupton lojën në mënyrë perfekte tani. Tani ai ndihet sikur është një lojtar më i mirë, ai nuk do ta pranojë këtë, sepse është shumë i turpshëm. Ai nuk dëshiron të pretendojë të jetë diçka tjetër nga ajo që është." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll