Sport

Real Madrid, pranë Barcelonës dhe Milanit në Superkupën e Europës, por larg me Celtic dhe Ranger në numrin e trofeve të fituar

‘Los blancos’ mund t'i bashkohen ‘blaugranëve’ dhe kuqezinjve me nga pesë trofe

29 Korrik 2022, 12:07 Nga DOSJA

Real Madrid, pranë Barcelonës dhe Milanit në Superkupën e

SPANJE - Real Madridi përballet me sfidën e tij të parë për një titull, më 10 gusht me finalen e Superkupës së Europës. Një trofe që ‘los blancos’ nuk e kanë ngritur që nga viti 2017, kur skuadra e Zidane mundi Unitedin e Mourinhos (2-1), me golat e Casemiro dhe Isco. Por dominimi i madrilenëve në dhjetë vitet e fundit mund t'i lejojë, nëse arrijnë të mposhtin Eintracht Frankfurt në Helsinki, të barazohen me Milanin dhe Barcelonën me nga pesë tituj.

Në dhjetë vitet e fundit, Real Madridi ka fituar tre Superkupa (2014, 2016 dhe 2017) përveç humbjes së një tjetër finale në 2018, kundër Atlético Madrid, klubi i fundit spanjol që e ka ngritur trofeun. Sezonin e kaluar Chelsea mposhti Villarrealin në finale, dhe Bayern (2020) dhe Liverpool (2019) janë kampionët e fundit.

Por hegjemonia e Madridit në Champions League është përkthyer edhe në Superkupë, së cilës i duhet shtuar edhe ajo që ka fituar në vitin 2002, duke mundur Feyenoord (3-1) me ‘Galácticos’. Nëse ai e ngre trofeun këtë 10 gusht, ai do të ketë fituar katër në dhjetë vitet e fundit, ndërkohë që kanë fituar edhe dy Bayerni, një tjetër Atlético, një Barcelona dhe nga një Chelsea dhe Liverpool.

Barcelona është skuadra me më shumë Superkupa, rekordmene e barabartë me Milanin. Skena e lavdishme e Messit i solli asaj dy të tjera (2009 dhe 20011) dhe një dyshe tjetër (1992 dhe 1997). Milani e ka humbur prezencën vitet e fundit në skenën europiane, por mbijeton në vendin e parë me ato pesë trofe. Superkupa e tyre e fundit ishte në vitin 2007, kur ata mundën 3-1 Sevillan. Më parë, ata kishin mundur Porton në 2003 (1-0), Arsenalin në 1994, Sampdoria në 1990 dhe Barcelonën në 1989.

‘Los blancos’ mund t'i afrohen edhe shifrës magjike prej 100 titujsh të fituar. Tani për tani, ata nëse fitojnë në Helsinki, mund të shkojnë në 98 trofe të fituara, duke lënë pas Barcelonën me 97 tituj në historinë e tyre. Real Madrid, pavarësisht se fitoi Champions Leaguen e 14-të në Paris, mbetet klubi i tretë në Europë me më shumë tituj, pas Celtic (112) dhe Ranger (117) falë hegjemonisë së tyre në Skoci.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll