Sport

Koundé flet si lojtari më i ri 'blaugrana': “Barcelona është një hap më shumë në karrierën time, Xavi më ka emocionuar”

Ai pranon rëndësinë e madhe që Xavi ka pasur me ardhjen e tij në ‘Camp Nou’. Koundé: "Kam folur disa herë me Xavi"

29 Korrik 2022, 06:42 Nga DOSJA

Koundé flet si lojtari më i ri 'blaugrana':

SPANJE - Koundé ka bërë tashmë deklaratat e tij të para si lojtar i Barcelonës. Mbrojtësi, i cili zbarkoi në Barcelonë herët pasditen e kësaj të enjte, është i emocionuar dhe i kënaqur me fazën e re që fillon në ‘Camp Nou’. Ai siguron se është një kërcim në cilësi dhe thekson rëndësinë e Xavi në vendimin e tij për të nënshkruar me klubin e Barcelonës.

"Jam shumë krenar, mirënjohës, i emocionuar sepse kam ardhur në një klub shumë të madh, me një ekip që është gjithashtu i tillë. Unë me të vërtetë dua të filloj të luaj, të bashkohem, të gjej shokët e mi dhe të bëj më të mirën time. Sevilla është një klub i madh, por Barcelona është një hap më shumë në karrierën time në të gjitha nivelet, veçanërisht sportive”,- ishin fjalët e tij si lojtar i Barcelonës.

Lojtari i cili e ka përcaktuar veten si dinamik, me energji, aftësi për të marrë topin, për të mbrojtur, për të qenë agresiv dhe që lë gjithçka në fushë, ka vënë në pah rëndësinë e trajnerit në vendimin e tij për t'u transferuar në ‘Camp Nou’. “Xavi është fajtor në masë të madhe, kam folur disa herë me të, fjalimi i tij më ka emocionuar shumë, bisedat kanë qenë shumë fluide, ne e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë”,- ka treguar ai.

Mbrojtësi ka shpjeguar se ka objektiva, por se nuk vendos limite. “Do të dëgjoj dhe do të mësoj”. Së fundi, ai ka zbuluar arsyen pse i feston golat në mënyrë kaq të veçantë. “Unë e dua basketbollin dhe veçanërisht Kobe Bryant dhe është një nderim për të”.

Koundé flet si lojtari më i ri 'blaugrana':

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll