Sport

De Paul tregon të vërtetën për fillimet e tij me këngëtaren argjentinase: "Tinin e takova kur isha ndarë me Camilan”

Lojtari i Atlético Madrid theu heshtjen dhe tregon të vërtetën e ndarjes, por edhe të dashurisë së tij të re

29 Korrik 2022, 13:41 Nga DOSJA

De Paul tregon të vërtetën për fillimet e tij me

SPANJE - Nuk është më sekret. Prej javësh Rodri De Paul dhe Tini Stoessel kanë shfaqur dashurinë e tyre në rrjetet sociale. Futbollisti i Atlético Madridit dhe këngëtarja argjentinase, të cilët nuk ngurrojnë ta ndajnë lidhjen në llogaritë përkatëse në Instagram, prej muajsh kanë shkruar historinë e tyre. 

Por, ndarja e fundit nga De Paul shkaktoi shumë thashetheme, që pretendonin se artistja argjentinase kishte qenë një nga fajtoret e ndarjes mes futbollistit dhe nënës së fëmijëve të tij.  Dhe deri tani, javë më vonë, Rodrigo nuk ka dalë kundër këtyre akuzave dhe ka thënë të vërtetën. “Ne jemi mirë, jemi të lumtur, u thanë shumë gjëra për të ardhur keq, ishin të gabuara”,- filloi argjentinasi duke shpjeguar për ‘América TV’. 

“Ndjej se kanë dashur të më çojnë pak në një vend që nuk e meritoj, por edhe Tinin. Sepse është një problem... një ndarje si të gjithë çiftet që ndahen. Shumë u përpoqën ta shikonin si diçka që mund të gjeneronte, por me Camilan u ndamë në marrëdhënie të mira”,- zbuloi lojtari, duke bërë të qartë se artistja nuk ishte shkaku i ndarjes. 

De Paul tregon të vërtetën për fillimet e tij me
Rodri de Paul dhe ish-i i tij Cami Homs

Vetë De Paul donte të saktësonte, se "më e rëndësishmja është, se e takova Tinin kur u ndava nga Camila. Pikërisht atëherë filluam të njiheshim, të dashuroheshim". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll