Sport

VD/ Lucescu, në shenjë proteste nuk doli në konferencën për shtyp: "Thirrjet në favor të Putinit ishin të mjerueshme"

Trajneri i Dynamo Kiev u ankua për thirrjet e një pjese të tribunës së Fenerbahçes në favor të presidentit rus gjatë ndeshjes kualifikuese të Champions League.

28 Korrik 2022, 15:27 Nga DOSJA

VD/ Lucescu, në shenjë proteste nuk doli në konferencën

TURQI - Trajneri i Dinamo Kievit, rumuni Mircea Lucescu, tregoi habi dhe zemërimin e tij, kur tifozët turq të Fenerbahçes, brohoritën dhe thërritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin, gjatë ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Champions League, të zhvilluar në Stamboll.

“Ndeshja shkoi mirë, por ne nuk e prisnim këtë sjellje të tifozëve, nuk i prisja thirrje të tilla, ishin të mjerueshme”,- u shpreh Lucescu për gazetën turke “Fanatik”, pasi nuk mori pjesë në konferencën për shtyp, pas fitores me 1-2 të ekipit të tij, si shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll