Sport

Incident turpërues! Lojtari i Dynamo Kiev shënoi, tifozët e Fenerbahce thirrin në kor emrin e Vladimir Putin

Ndeshja e kthimit mes Fenerbahces dhe Dynamos së Kievit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League, përjetoi momente tensioni

28 Korrik 2022, 14:36 Nga DOSJA

Incident turpërues! Lojtari i Dynamo Kiev shënoi, tifozët e

TURQI- Ndeshja e kthimit mes Fenerbahces dhe Dynamos së Kievit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League, përjetoi momente tensioni. Teksa në fushë të dy skuadrat ishin në garë për kualifikimin në raundin tjetër, në tribunën Sukru Saracoglu në Stamboll, tifozët e skuadrës turke filluan të brohorasin emrin e Vladimir Putinin me brohoritje gjatë ndeshjes.

Goli i momentit 0-1, i firmosur nga Vitaliy Buyalskyi, ngjalli zemërimin e tifozëve të Fenerbahces, të cilët pas festës së futbollistit të Dinamo Kievit iu kundërpërgjigjën duke brohoritur për disa minuta emrin e Vladimir Putin.Një pjesë e stadiumit zgjodhi të shkëputej hapur, duke u solidarizuar me Ukrainën, por ky gjest nuk i pëlqeu aspak klubit ukrainas. Trajneri Mircea Lucescu nuk pranoi të dalë në konferencën për shtyp pas ndeshjes në shenjë proteste.

"Gjithçka funksionoi sipas planeve tona dhe ne fituam - deklaroi Lucescu në një intervistë televizive -. Por nuk i morëm parasysh tifozët: nuk prisja slogane të tilla. Sa keq." Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij me një postim në Twitter të postuar në profilin e tij:

"Futbolli është një lojë e ndershme, Dinamo e Kievit ka qenë më e fortë. Është shumë e trishtueshme të dëgjosh nga tifozët e Fenerbahces fjalë që mbështesin vrasësin dhe sulmuesin që po bombardon vendin tonë. I jam mirënjohës popullit mik turk për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Në ditët në vijim, UEFA do të shqyrtojë marrjen e masave disiplinore ndaj Fenerbahces për sjelljen e tifozëve të saj.

E.Ç (Dosja.al)

fenerbahce dynamo kiev putin

Sondazh

Poll