Sport

E TURPSHME! Degjeneron në sherr biseda mes drejtuesit dhe trajnerit të Torinos: "Nuk je askushi o kok*"

Telashe në klubin e Torinos. Në fakt, një sherr i furishëm mes trajnerit Ivan Juric dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati ka ndodhur në kampin stërvitor të Waidring në Austri.

28 Korrik 2022, 13:44 Nga DOSJA
E TURPSHME! Degjeneron në sherr biseda mes drejtuesit dhe trajnerit të
Ivan Juric

ITALI- Telashe në klubin e Torinos. Në fakt, një sherr i furishëm mes trajnerit Ivan Juric dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati ka ndodhur në kampin stërvitor të Waidring në Austri. Tekniku dhe drejtori sportiv ofenduan rëndë njëri-tjetrin në një parking ku për pak sa nuk kaluan në konfrontim fizik.

Klubi granata po përpiqet të përshpejtojë në merkato, por trajneri kroat shprehet i pakënaqur që nuk ka marrë ende përforcimet e nevojshme dhe kjo, siç raporton Ansa, mund të ketë çuar në përplasjen, që në këto orë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

“Nuk je askushi për askënd, mos ma ngre zërin”, dëgjohet Vagnati duke bërtitur në adresën e Juric. “Mos ma ngri zërin, mos ma ngri zërin. Oh, duhet të kesh respekt. Si kam unë për ty, duhet të kesh respekt edhe ti, e kupton kokë k**i. Ki respekt për atë që të mbron gjithmonë në sytë e atij koke k**i. E unë të mbroj gjithmonë! Rrotë k**i“, gjëmon drejtori sportiv granata. Tekniku i përgjigjet: “Ti nuk bën asgjë, je një idiot m**i. Shko bëj m**in, budalla, ik q*u. Por çfarë respekti? Nga ti? Nuk e kam. Mendo të punosh”. Përgjigjet Juric ndërsa një anëtar i stafit ndërhyn për t'i ndarë.

E.Ç (Dosja.al)

torino ivan juric

Sondazh

Poll