Sport

Për kampionin e botës me Argjentinën: "Ai nuk ka sëmundje degjenerative, por vuan nga depresioni pas pandemisë"

Gruaja dhe djali i ish-kampionit të botës me Argjentinën në 1978 dhe 1986, qendërmbrojtësit Daniel Passarella, mohuan thashethemet që flisnin për Alzheimer apo ALS.

28 Korrik 2022, 14:32 Nga DOSJA

Për kampionin e botës me Argjentinën: "Ai nuk ka

ARGJENTINE - Familja e Daniel Passarellës ka kërkuar të japë disa sqarime për gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit argjentinas. Bashkëshortja dhe djali, përmes një shënimi të avokatit të familjes Marcelo Vázquez Aguiar, bënë të ditur se ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje neurodegjenerative, siç ishte shfaqur në orët e fundit, por nga një formë depresioni e lidhur me pandeminë dhe problemi i shurdhimit.

“Gruaja dhe djali i Danielit, Alberto Passarella, duke pasur parasysh përhapjen e lajmeve të ndryshme në lidhje me shëndetin e Danielit, në të cilat përmenden sëmundje të ndryshme si Parkinson, Alzheimer apo ALS, duan t'i mohojnë ato dhe të pohojnë se Danieli po kalon vetëm një moment trishtimi me shenja të depresioni, pas situatës së përjetuar gjatë pandemisë, - shpjegon avokati.

Rrethanat e të qenit larg njerëzve të tij të dashur dhe aktiviteteve të zakonshme, të kombinuara me problemin e shurdhimit, ndihmuan në izolimin e tij, duke ndikuar në mënyrë sporadike në disponimin e tij. Ai ka mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për shërimin e tij të shpejtë. Kërkojmë nga mediat që të mos dëmtojnë më tej Danielin dhe familjen me lajme të pa verifikuara,”- përfundon deklarata e avokatit Aguiar, në emër të familjes Passarella.

Për kampionin e botës me Argjentinën: "Ai nuk ka

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll