Sport

Tjetër telash financiar për Interin, sponsori kryesor ende nuk ka bërë pagesat, klubi detyrohet të...

Probleme me sponsorin kryesor për Interin. Sipas lajmeve që vijnë nga “Il Sole 24 Ore”, kriptomonedha e Al Burgio nuk ka respektuar angazhimet e saj ekonomike.

28 Korrik 2022, 14:28 Nga DOSJA

Tjetër telash financiar për Interin, sponsori kryesor ende nuk ka

ITALI- Probleme me sponsorin kryesor për Interin. Sipas lajmeve që vijnë nga “Il Sole 24 Ore”, kriptomonedha e Al Burgio nuk ka respektuar angazhimet e saj ekonomike. Një problem i rëndësishëm për skuadrën zikaltër, vitin e kaluar klubi italian firmosi një marrëveshje 4-vjeçare për 85 milionë dollarë dhe që tani duhet të përballen me pagesat e vonuara.

Ndërsa prisnin të riaktivizonin dialogun me drejtuesit e DigitalBits, klubi i Interit ka fshirë të gjitha referencat për markën në faqen e internetit të klubit dhe gjithashtu duke vendosur eliminimin e shenjave reklamuese të kriptomonedhave edhe nga LED-et anësore.

Masa drastike për t'i dërguar një sinjal të fortë kompanisë Al Burgio, e cila po përballet me një 2022 të vështirë, ku vlera e kriptomonedhës XDB ra me 96.24% krahasuar me nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 1.03 dollarësh.Megjithatë, asnjë problem nuk raportohet për momentin në frontin e Romës, një tjetër klub që ka DigitalBits ndër sponsorët e tij.

E.Ç (Dosja.al)

inter

Sondazh

Poll