Sport

"Klubi më i bukur në botë", Kessie harron shpejt aventurën me Milan: Është një ëndërr të jem këtu!

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie ka folur për shtypin spanjoll nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

28 Korrik 2022, 14:08 Nga DOSJA
"Klubi më i bukur në botë", Kessie harron shpejt
Franck Kessie

SPANJË- "Pritja ishte shumë e ngrohtë. Gjithçka po shkon shumë mirë, u bënë si familja ime e dytë. Deri më tani gjithçka po shkon mirë, me stafin, shokët e skuadrës." Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie ka folur për shtypin spanjoll nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë duket se e ka harruar shpejt aventurën e tij te Milan. "Është një ekip i krijuar për të fituar. Kur të thërret një klub si ky nuk heziton ta pranosh. Për mua është klubi më i bukur në botë”.

E.Ç (Dosja.al)

franck kessie barcelona

Sondazh

Poll