Sport

F1/ Njoftimi surprizë i katër herë kampionit të Botës, Vettel deklaron: Tërhiqem në fund të sezonit!

Sebastian Vettel njoftoi tërheqjen e tij nga Formula 1 në fund të këtij sezoni këtë mëngjes.

28 Korrik 2022, 13:58 Nga DOSJA
F1/ Njoftimi surprizë i katër herë kampionit të Botës,
Sebastian Vettel

GJERMANI- Sebastian Vettel njoftoi tërheqjen e tij nga Formula 1 në fund të këtij sezoni këtë mëngjes. Katër herë kampioni i botës, piloti 35-vjeçar gjerman, aktualisht në Aston Martin, ka garuar për Ferrarin për pesë sezone, por është shpallur katër herë kampion bote në timonin e Red Bull nga viti 2010 deri në 2013. Largimi i tij nga skena hap perspektiva shumë interesante në tregun e pilotëve.

Nga debutimi i tij me BMë-Sauber në 2007 në Indianapolis te katër titujt radhazi me Red Bullin pothuajse i pamposhtur. Nga misioni-titull tek Ferrarit (dy herë afër tij), tek përpjekja për të rilançuar me Aston Martin, por që nuk prodhoi rezultatatet e dëshiruara, duke bërë që Vettel të vendosë të përfundojë karrierën e tij në Kampionatin Botëror në fund të këtij sezoni, me një njoftim që mbërrin në ditët e GP të Hungarisë këtë fundjavë, e fundit para pushimit, por mbi të gjitha gara që 35-vjeçari gjerman ka fituar dy herë - në 2015 dhe 2017, në të dyja rastet me Ferrari.

E.Ç (Dosja.al)

vettel formula

Sondazh

Poll