Sport

Vandalist jo vetëm në fushë! Lehmann nuk duron dot, ish-portieri shkatërron garazhin e fqinjit me sharrë elektrike (Arsyeja)

Jens Lehmann, çfarë dreqin po bën? 52-vjeçari njihet si rivali i Oliver Khan, frymëzim për Manuel Neuer, por edhe si mbajtës i rekordit si portieri me më shumë kartona të kuq në Bundesligë.

28 Korrik 2022, 15:19 Nga DOSJA
Vandalist jo vetëm në fushë! Lehmann nuk duron dot,  ish-portieri
Jens Lehmann

GJERMANI- Jens Lehmann, çfarë dreqin po bën? 52-vjeçari njihet si rivali i Oliver Khan, frymëzim për Manuel Neuer, por edhe si mbajtës i rekordit si portieri me më shumë kartona të kuq në Bundesligë. Këtu ndoshta durimi apo sjellja e qetë nuk kanë qenë asnjëherë pika e tij e fortë dhe këtë e ka treguar edhe orët e fundit. Ish-lojtari, në fakt, i ka shkatërruar fqinjit garazhin me sharrë elektrike.

Sherri mes gjermanit dhe fqinjëve kishte kohë që vazhdonte. Në bazë të sherreve ishin gjithmonë pronat e tyre përkatëse. Kohët e fundit, Lehmann, sipas raporteve të Bild, ishte i zemëruar që garazhi i ri i fqinjit bllokoi pamjen e liqenit Starnberg. Struktura gjithashtu, sipas ish-portierit, ishte ndërtuar në pronën e tij.

Por, duke parë se me sherret nuk arrinte të merrte atë që donte, 52-vjeçari vendosi të merrte masa. Lehmann hyri në garazhin e fqinjit me një sharrë elektrike dhe "shkatërroi trarët e çatisë". Gazeta gjermane pohon gjithashtu se ish-portieri ka tentuar të fikë një kamerë vëzhgimi për të mos u filmuar. Megjithatë, Jens nuk ishte në gjendje të pengonte kamerën të filmonte të gjithë.

Lehmann shkaktoi dëme në vlerë prej qindra eurosh me sharrë elektrike. Pronari i garazhit pa gjithçka dhe mbajti të dhënat. Burri thirri policinë, e cila tani po heton. Dyshohet se ish-portieri është përgjegjës edhe për tre raste të tjera vandalizmi dhe se ka shkaktuar dëme mbi 9 mijë euro.

Lehmann dhe fqinjët e tij, shpjegon Bild, kanë probleme prej disa kohësh. Ish-portieri ka denoncuar tashmë pronarët e shtëpisë fqinje për “dëmtim prone dhe uzurpim”. Gjermani e bleu pronën në liqenin Starnberg 15 vjet më parë për rreth 5 milionë euro. Në atë kohë, ai ishte ende duke luajtur në Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

lehmann

Sondazh

Poll