Sport

Mario Zagallo, njeriu që i dha Brazilit tri Kupa Bote, në spital. Legjenda Pele e inkurajon: “Kurajo, ujk i vjetër”!

I gjithë Brazili në ankth për ish-futbollistin dhe trajnerin, monumenti i futbollit brazilian

28 Korrik 2022, 14:03 Nga DOSJA

Mario Zagallo, njeriu që i dha Brazilit tri Kupa Bote, në spital.

BRAZIL - I gjithë Brazili në ankth për Mario Zagallo, një monument i futbollit brazilian me tri Kupat e Botës të fituara, si futbollist dhe një si trajner. Sipas njoftimeve në shtypin lokal, Zagallo u shtrua në një spital në Barra da Tijuca, një periferi e Rio de Zhaneiros, për një infeksion respirator.

Ish-traineri pothuajse 91-vjeçar është në gjendje të qëndrueshme në njësinë e kujdesit gjysmë intensiv. Zagallo "është mirë dhe nuk ka nevojë për mbështetje respiratore",- tha spitali në një shënim, duke specifikuar gjithashtu se ai është negativ për Covid.

Si futbollist, Zagallo fitoi Kupën e Botës 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner ai udhëhoqi Brazilin drejt suksesit në Kupën e Botës 1970, në finalen kundër Italisë.

Në të tre ekipet kombëtare të Brazilit, miku i tij më i madh ishte ylli Pele, i cili menjëherë dërgoi një mesazh urimesh të mira në rrjetet sociale: "Miku im i madh, e di që po kalon një kohë të vështirë, por që këtu të dërgoj energji pozitive! Së shpejti do të rikthehesh plotësisht, me të njëjtën forcë si gjithmonë! Kurajo, ujk i vjetër."

Mario Zagallo, njeriu që i dha Brazilit tri Kupa Bote, në spital.
Mario Zagallo (majtas) dhe legjenda Pele kur ishin futbollistë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll