Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive të Gjinajt, Bardhi-SPAK-ut: Çfarë po ndodh me hetimet me tenderin te “5 Maji”?

28 Korrik 2022, 15:11 Nga A.B
Sekuestrimi i pasurive të Gjinajt, Bardhi-SPAK-ut: Çfarë po
Gazment Bardhi dhe Anton Gjinaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së Anton Gjinajt pasi dyshohet se  janë vënë si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë. Mirëpo, në mesin e pasurive të sekuestruara është “ALESIO – 2014” shpk, firma fituese e tenderit për rindërtimin e lagjes “5 maji.”

Pas këtij zhvillimi ka reaguar deputeti demokrat Gazment Bardhi. Ai ka sjellë në kujtesë se më 27 janar të këtij viti ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë të pjesëmarrjes në tendera.

REAGIMI I BARDHIT:

Në emër të Partisë Demokratike më 27 Janar 2022 kam kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në shkelje të ligjit Bashkia Tiranë kishte kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen “5 Maj” në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë “ALESIO – 2014” shpk. në pronësi të një personi me rekorde të rënda kriminale. SPAK ka njoftuar sekuestrimin e kompanisë që ka fituar tenderat e rindertimit në lagjen “5 Maj” dhe pasurisë së këtij shtetasi. Ndërkohë nuk ka asnjë njoftim mbi fazën në të cilën ndodhen hetimet për abuzimin me ligjin nga Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë. Hetimet gjysmake nuk janë drejtësi, por pandëshkueshmëri. SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Zyrtarët publik që kanë abuzuar me ligjin duke fuqizuar me fonde publike persona me rekorde kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Koha është tani, na provoni që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Na provoni që askush nuk është mbi ligjin dhe nuk gëzon imunitet për shkak të statusit të tij.” 

anton gjinaj

Sondazh

Poll