Sport

Ter Stegen do të sakrifikohet për nënshkrimet e reja? ‘Sport’: Gjermani nuk shitet…

Mbyllen thashethemet. Sipas gazetës pranë klubit katalan, ‘gardiani’ është shtyllë në projektin e ri të trajnerit Xavi

28 Korrik 2022, 11:33 Nga DOSJA

Ter Stegen do të sakrifikohet për nënshkrimet e reja?

SPANJE - Barcelona nuk do ta shesë Marc-André ter Stegen. Në orët e fundit në Spanjë kishte qarkulluar lajmi për një sakrificë të mundshme të portierit gjerman për regjistrimin e nënshkrimeve të reja, duke pasur parasysh edhe vështirësitë për të bindur Frenkie de Jong për të pranuar largimin drejt Manchester United. 

Siç shpjegon spanjolja ‘Sport’, skuadra ‘blaugrana’ nuk ka ndërmend ta privojë veten nga numri një i saj, i cili do të jetë portieri i padiskutueshëm i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll