Bota

Përmbytje masive në Pakistan, humbin jetën mbi 300 persona, qindra të plagosur e të humbur

Në pakistan 310 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve nga shirat e tmerrshme të musonit.

27 Korrik 2022, 10:01 Nga s.s
Përmbytje masive në Pakistan, humbin jetën mbi 300 persona,
Përmbytje në Pakistan

PAKISTAN- Në Pakistan kanë humbur jetën 310 njerëz dhe kanë mbetur qindra persona të plagosur nga përmbytjet e shirave të tmerrshme të musonit në 14 qytete të tjera.

Në qytetin jugor, Karaç, lagjet dhe automjetet e banorëve janë përmbytur dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Shërbimet publike dhe bizneset janë mbyllur, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA) deklaroi se infrastruktura, rrjetet rrugore dhe 5600 shtëpi janë dëmtuar. Pakistani vlerësohet të ketë humbur 10 mijë jetë njerëzish për shkak të fatkeqësive mjedisore, dhe humbje financiare prej 4 miliardë dollarësh deri në vitin 2018, raporton The Guardian.

Përmbytje masive në Pakistan, humbin jetën mbi 300 persona,
Banorët e Karaçit kalojnë nëpër një rruge të përmbytur

Një aktiviste e klimës, Afia Salam tha: "Klima po luan rolin e saj. Kemi reshje më të mëdha, kemi shi që bie brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, kështu që ndryshimet e motit janë gjithmonë në shtetin tonë. Karaçi përballet me përmbytjet urbane e cila është një shenjë e kohërave të motit të paparashikueshëm. Ne nuk jemi përshtatur me këto ndryshime dhe duhet t'i mbrojmë njerëzit”.

Ajo gjithashtu shtoi: “Keqadministrimi i qeverisë është i dukshëm: në Balochistan kemi gjithmonë përmbytje të shpeshta dhe vdekje. Në vitin 2022 edhe humbjet infrastrukturore janë të papranueshme, ku ka një mungesë të koordinimit midis departamentit dhe paralajmërimeve të të dhënave, por menaxhimi i fatkeqësive nuk po bën asgjë”. Nga përmbytjet e mëdha sektori tregtar që shkatërroi tregun e elektronikës dhe veshjeve, e cila e çoi në një humbje të madhe në miliarda rupi. "Ne nuk kemi alternativë tjetër veçse t'i zhvendosim mallrat tona në vende më të thata dhe më të sigurta sepse rrugët u kthyen në lumenj, madje edhe automjetet nuk ishin në gjendje të kalonin nëpër ujin me baltë në rrugë”, tha tregtari i pajisjeve elektronike Ahmed Khan.

pakistan permbytje nga shirat

Sondazh

Poll