Bota

Kurti pas takimit me Blinken: Theksova përkushtimin e Kosovës në dialogun me Serbinë

Në një postim në Facebook Kurti tha se ata kanë biseduar për zhvillimet e brendshme politike, aspiratat e Kosovës për integrime në organizatat ndërkombëtare si dhe luftën në Ukrainë.

27 Korrik 2022, 08:19 Nga d.a.
Kurti pas takimit me Blinken: Theksova përkushtimin e Kosovës në
Osmani, Kurti dhe Blinken

SHBA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth takimit që ka patur gjatë vizitës në SHBA me sekretarin Anthony Blinken.

Në një postim në Facebook Kurti tha se ata kanë biseduar për zhvillimet e brendshme politike, aspiratat e Kosovës për integrime në organizatat ndërkombëtare si dhe luftën në Ukrainë.

Kryeministri gjithashtu ka njoftuar se në takim kanë folur për dialogun me Serbinë dhe ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për një marrëveshje ligjërisht obligative të përqëndruar në njohje reciproke

Postimi i plotë:

Së bashku me Presidenten Osmani, të shoqëruar edhe nga ambasadori jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli takuam sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Me Sekretarin Blinken diskutuam për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës. Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime. Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse e të sigurisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit.

Në takim konfirmuam që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.

Marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe popujve tanë janë të fuqishme aktualisht dhe të thella historikisht. Qëndrojmë krah për krah njëra tjetrës se jemi miq, partnerë dhe aleatë.

kurti dhe osmani ne shba antony blinken

Sondazh

Poll